Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku ka arritur në finale të turneut ndërkombëtar të boksit, pasi mposhti në gjysmëfinale boksieren zviceran, Ana Milisiq.
Sadiku dje kishte triumfuar edhe ndaj ish-kampiones së Evropës, francezes, Maiva Hamadouche.
Kampioni ndërkombëtar i boksit “Balkan” po mbahet në Sofje të Bullgarisë, ndërkaq Donjeta ka arritur në finale për kategorinë deri në 60 kg.







