Donika Kadaj i reagon ambasadorit Kosnett, e quajti “kriminel lufte” Sylejman Selimin

Ndaj deklaratave të rënda të ambasadorit amerikan Philip Kosnett që e kritikoi kryeministrin Haradinaj për emërimin e Sylejman Selimit në postin e këshilltarit politik, ka reaguar deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi i ka reaguar ambasadorit amerikan Philip Kosnett i cili tha se kriminelët e dënuar të luftës nuk kanë vend në qeverinë e Kosovës. Kadaj-Bujupi ka thënë se Sylejman Selimi nuk është kriminel lufte, transmeton Gazeta Express.

“Komandant Sylejman Selimi nuk është kriminel lufte. Ai është shëmbëlltyra e një rezistence 100 vjeçare. Me armë të gjata mbi krye dhe në një proces kontravers u gjykua nga Eulexi. Sipas fjalëve të disa dëshmitarëve që as fshatrat e tyre nuk i njihnin, ai u dënua me 14 vjet. Praktikat e gjykimeve të tilla kanë treguar se sistemet juridike shterpe kanë nevojë për gjak të freskët. Komandant Selimi nuk mund të jetë kurbani i një therrtoreje të panevojshme”, ka shkruar ajo në Facebook.