Donika Gërvalla mori vota më shumë sesa Avdullah Hoti, që i printe listës së LDK’së

Dje gjatë ditës ka përfunduar numërimi i votave të zgjedhjeve të 14 shkurtit, ndërsa, sot pritet që KQZ-ja të shpallë rezultatet përfundimtare.

Ballkani.info ka siguruar listën e kandidatëve për deputetë të LDK-së që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti është më i votuari në listën e LDK-së. Sipas listës që ka siguruar nga Ballkani.info Hoti ka marrë 69 mijë e 640 vota.

Ndërkohë janë publikuar rezultatet edhe për kandidatët më të votuar nga Lista e Vjosa Osmanit e cila në zgjedhjet e 14 shkurtit garoi bashkë me Vetëvendosjen.

Sipas një liste të publikuar, del se më e votuara është Vjosa Osmani me 300 mijë vota, por numër të madh të votave ka marrë edhe Donika Gërvalla me 71 mijë e 700 vota.

Nga ky rezultat vërehet se Donika Gërvalla nga lista e Osmanit ka marrë vota më shumë se Avdullah Hoti i cili ishte kandidat i LDK-së për kryeministër.

Ndryshe në bazë të rezultateve të publikuara deri më tani, LVV-ja si parti e parë merr 58 ulëse në legjislaturën e re, PDK-ja 19 ulëse, LDK-ja 15 ndërsa AAK-ja merr 8 ulëse.