VIDEO

Donaldi imiton Bora Zemanin gjatë emisionit

Donald Veshaj ka imituar mbrëmë në emisionin e tij, ish-të dashurën, Bora Zemani.

Mbrëmë në “Më lër të flas” ishte e ftuar modelja Adrola Dushi. Gjatë emisionit u zhvillua loja e Tinder-it, ku Adrola Dushi duhej të gjente një “partner”.

Një ndër kandidatët ishte Mevlan Shaba, i cili u përzgjodh nga modelja. Në këtë moment Donaldi imitoi moderatoren Bora Zemani gjatë emisionit “Përputhen”.

“Mendoj që Mevlani të ulet dhe të ndjekim klipin e Mevlanit dhe Adrolës. Shihemi pas pak…apo nuk ka lidhje”, tha ai duke shkaktuar të qeshura në publik.

Këto janë edhe fjalët që thotë Bora Zemani para çdo takimi që transmetohet në “Përputhen”.

Ndryshe, Bora dhe Donaldi kanë qenë në lidhje për disa vite.

Videon mund ta shihni këtu.