Donald Trump bëhet presidenti i parë amerikan që shkel në Korenë e Veriut (FOTO/VIDEO

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump sapo u bë presidenti i parë amerikan i cili vendos këmbën në Korenë e Veriut.

Përmes një shkrimi në rrjetin social, Trump tha se dëshironte ta takonte Jong Un sa për ta përshëndetur.

Pas shtrëngimit të duarve të tij me Kim Jong Un, Trump tha se ishte “një nder i madh të jem këtu”.

Trump ka vizituar Korenë e Jugut pas samitit të G20 në Japoni.

Ai mbërrin në Seul të shtunën për një udhëtim dyditor që synon krijimin e bisedimeve të thella për denuklearizimin e Koresë së Veriut.