Dominues në Itali në dekadën e fundit, ja cila është 11-shja ideale e Juventusit!

Prej 8 sezonesh Juventusi dominon futbollin italian.

Përveç 8 titujve kampion radhazi bardhezinjtë kryesojnë edhe këtë kampionat me një pikë epërsi ndaj Lazios së vendit të dytë. Në këto 9 vite nga 2011 e deri më sot te bardhezinjtë kanë luajtur shumë kampionë të cilët kanë lenë shenjë në fitimin e këtyre titujve. Gazeta spanjolle As në versionin kilian ka publikuar 11-shen më të mirë të Juves në këto 9 vite.

Në portë është legjendari Buffon. Mbrojtja me 4 përbëhet nga zvicerani Lichtsteiner në të djathtë, Chiellini e Barzagli në qëndër dhe Alex Sandro. Tre mesfushorët e përzgjedhur nga As janë Pirlo para mbrojtjes si dhe Vidal e Pogba në mbështetje të treshes sulmuese të përbërë nga Dybala, Tevez e Cristiano Ronaldo. Jashtë 11-shes më të mirë të dekadës së fundit te Juventusi kanë mbetur emra të rëndësishëm si Bonucci në mbrojtje, Pjanic në mesfushë apo edhe Higuain e Mandzukic në sulm.