Me përfundimin e raundit të 3-të të Fazës së Ligës, në formatin e ri të Champions League këtë sezon është koha për të bërë bilance.
Siç dihet tashmë me formulën e re, 8 skuadrat që do të renditen më mirë nga 36 skuadrat pjesëmarrëse, do të kenë mundësinë të kualifikohen direkt për më tej, ndërsa skuadrat e renditura nga vendi i 9 deri në të 24 do të luajnë në një fazë Play-Offi për të nxjerrë 8 skuadrat e tjera.
Pas javës së 3, ajo që bie në sy është dominimi i skuadrave angleze, me Aston Villa, Liverpool dhe Manchester City-n që mbajnë 3 pozicionet e para në renditje. Suprizën po e bëjnë skuadrat franceze dhe mes 8 më të mirave nuk është PSG, por Monaco dhe Brest. Italianët përfaqësohen në G8-ën e më të mirëve me kampionët e Interit, që renditen në vendin e 7 me 7 pikë. Kampionët e Levrkusen janë ndërkohë e vetmja skaudër gjermane në 8 më të mirat. Këtë grup skuadrash e kompleton edhe Sportingu u Lisbonës.







