Doli për të blerë bukë në syfyr, qytetari gjobitet me 200 euro se shkeli orën policore

Masat antiCOVID-19 po vazhdojnë të mos gjejnë zbatim në Kosovë. Policia e Kosovës vetëm gjatë një dite shqipton qindra gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19,

Gjoba ka pasur edhe në Viti, ndonëse qytetarët në disa raste kanë ankesat e tyre sa i përket zbatimit të këtyre masave anticovid. Një qytetar ka njoftuar është se është gjobitur me 200 euro nga Policia se shkeli orën policore kur në kohën e syfyrit kishe dal për të blerë bukë.

Gjoba që ka pranuar qytetari me rastin e shkeljes së orës policore

Gjithashtu edhe një tjetër qytetar nga Vitia ka njoftuar para disa ditëve se ishte gjobitur nga Policia e Kosovës me 200 euro pasi që kishte dal për të blerë byrek.