Portieri i Cityt

Dokumentet shtynë debutimin e Arijanet Muriqit për Kosovën

Portieri i dytë i Manchester Cityt për momentin, Arijanet Muriqi, që në Angli njihet edhe si Ari Muric, ende nuk do të debuton për Kombëtaren e Kosovës. Arsyet thuhet se janë moskompletimi i dokumentëve të tij

Bernard Challandes sot ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për Kosovën, por aty mungon njëri prej portierëve, 19 vjeçari Arijanet Muriqi.

Portieri i dytë i Manchester City’it, i cili u paraqit edhe në ndeshjen e Carabao Cup që City e zhvilloi kundër Oxford United e që fitojë me rezultat 0-3, ishte thënë një muaj më parë që do të debutojë për Kombëtaren e Kosovës.

Por, kjo nuk ka ndodhur.

Express merr vesh se Muriqit ende nuk i janë kompletuar dokumentet dhe se ai më shumë gjasë do të jetë gati për ndeshjet e nëntorit, ku Kosova do të luaj kundër Maltës dhe Azerbajxhanit.

Të dy këto ndeshje janë të fundit që Kosova do ti zhvillojë në Ligën e Kombeve.

“Jo. Arijetoni nuk kemi mundur që ta ftojmë për ndeshjet e tetorit. Jemi duke i pritur dokumentet e tij. Për nëntor besojmë se do të bëhet”, ka thënë një burim i Express për GazetaExpress.

Arijeton Muriqi e kishte pranuar zyrtarisht muajin e kaluar se në të ardhmen do ti mbrojë ngjyrat e Kombëtares se Kosovës.

Ai e kishte refuzuar kështu kombëtaren e Malit të Zi për të luajtur për Kosovën, derisa këtë e kishte konfirmuar edhe vet Federata e Futbollit të Kosovës.

Nuk dihet se pse janë vonuar kaq shumë dokumentet e 19 vjeçarit kosovar.