DOKUMENT| MKRS jep mbi 6 mijë euro për vetura me qira për dy muaj

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka njoftuar se ka dhënë kontratë për vetura me qira, të cilat do të shërbejnë për nevojat e MKRS-së dhe institucioneve në vartësi të saj. 

Kjo ministri ka dhënë kontratë për të marrë me qira 10 vetura për një periudhë dymujore, vlera e të cilave kap shumën mbi 6 mijë euro, shkruan Demokracia.com.

Për këtë tender ka ofertuar vetëm një kompani dhe ajo është shpallur fituese.

Tenderin e ka fituar kompania “Auto Mita”, e cila do të përfitojë plot 6 mijë e 400 euro.

Me qira do të mirren 10 vetura të tipi “Renault Megan”.

Siç bëhet e ditur në dosjen e tenderit, veturat janë në shërbim të MKRS-së dhe institucioneve në vartësi për një periudhë prej dy muajsh.