Doktori i suksesshëm kosovar në Sarajevë : Ja e vërteta e iboprofenit, cilin ilaç duhet ta përdorim

Doktori i suksseshëm kosovar me vendbanim në Sarajevë të Bosnjes, Ismail Lutolli ka reaguar pas lajmeve se Ibuprofeni po shkakton vdekje dhe po rrit mundësinë e infektimit me COVID19, shkruan Ballkani.info.

Ai tha se lajmi është tërësisht i pakonfirmuar dhe kjo mund të jetë lojë biznesesh.

Janë 100 arsye pse koronavirusi do jetë i rrezikshëm dhe ibuprofeni është i fundit nga to./Ballkani.info/

Ky është postimi i dr.Lutollit:

IBUPRUFEN të Coronavirusi,a guxojmë të përdorim?

Ibuprofeni hyn në grupin e ilaçeve antiinflamatore josteroidale. Shumica e njerëzve janë të familjarizuar me ibuprofenin si një bar analgjezik por gjithashtu efektiv për lehtësimin e inflamacionit.

Tani lexoj “injorantë” në fushën e mjekësisë që marrin guximin dhe dalin e flasin se si ky bari ndikon në shumëzimit e virusëve dhe për pasojë vdekjen e personave.

Është tërësisht lajm i pakonfirmuar dhe as që duhet të merret me seriozitet edhe nëse një klinikë apo një mjek ka nxjerrë këto dyshime. Është dhe mund të jetë luftë në mes firmave farmaceutike ose prodhuesve që në nuk kemi nevojë të biem në këtë lojë.

Ka disa raste ku unë punoj që pikërisht paracetamoli ka qenë me efekte fatale në jetën e fëmijëve por kjo kurrë nuk mund të merret si rregull.

Mos bini pre e lajmeve të rrejshme qoftë edhe gazetave e të mos flas të “injoranteve” që se kan haberin në fushën e mjeksisë.

Ne fund te fundit jane 100 arsye përse Coronavirusi do jetë i rrezikshëm ose jo, dhe e fundit mund të jetë përdorimi i Ibuprofenit.
Është mjek i që do e vlerëson terapinë që do të merrni në rastin e infeksionit ku padyshim mund të bëj pjesë edhe Ibuprofeni.

Ruajeni gjakftohtësinë dhe merrni këshilla nga njohësit e fushës e farmacistët e nderuar, e jo nga ata që vuajnë të bëjnë lajme të tilla sensacionale.

DrIsmailLutolli