Dogana e Kosovës ka kapur mall nga Serbia në vlerë prej 15 mijë eurosh. Po ashtu edhe kamioni me të cilin bartej malli është konfiskuar.
Këtë e ka konfirmuar Dogana e Kosovës duke theksuar se bëhet fjalë për tentim kontrabande.
Burime të afërta me Policinë e Kosovës thonë se janë konfiksuar dy kamionë, si dhe vozitës janë mbajtur nga ana e policisë, shkruan Ballkani.info.
Adriatik Kelmendi, zëdhënës i Doganës së Kosovës ka thënë për kossev se malli që gjendej në kamion dhe i cili lëvite në orët e vona në veri të Kosovës, nuk e kishte të paguar taksën doganore dhe ai nuk e ka kaluar kontrollin doganor.
“Nuk ekziston kurrfarë dokumentacioni se mjeti ka kaluar në kalimin zyrtar kufitar. Ekziston dyshimi i bazuar se malli në kamion është kontrabanduar dhe se mjeti ka hyrë ilegalisht”, ka thënë Stavileci.
Përveç mallit, është konfiskuar edhe fatura e cila vërteton se ku është blerë malli dhe për kë ishte destinuar. /Ballkani.info/







