Derisa e gjithë bota po e kritikon dhe po kërkon që të vihen sanksione ndaj presidentit rus v\Vladimir Putin, është njëri nga shumë serbët që e llogarit atë si mik të mirë. Madje me plot emocion pret takim me të sa herë që i jepet mundësia.
Presidenti i Bosnjës dhe Hercegovinës nga entiteti Republika Srpska (RS) do të marrë pjesë sot në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg dhe është paralajmëruar gjithashtu një takim me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.
Siç është paralajmëruar, Dodikut do t’i jepet një medalje nga Biblioteka Presidenciale Jelcin.
Dodik më herët kishte njoftuar se do të shkonte në Beograd nga Moska për Asamblenë Gjithëserbe më 8 qershor.
Vizita e fundit e Dodik në Rusi ishte në shkurt të këtij viti, kur Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnjë dhe Hercegovinë (OHR) reagoi dhe tha se BiH, si një vend që dëshiron statusin kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duhet të përjashtojë bashkëpunimin me vendet. që janë nën sanksione.
Në forum do të marrin pjesë më shumë se 17,000 pjesëmarrës nga 136 vende.
Dodik është i sanksionuar nga Amerika. Por kjo nuk e ndalon atë që vazhdimisht të bëjë kërcënime për shkëputjen e RS nga BeH e për tu bashkuar me Serbinë në krijimin e sic e quajnë liderët e Serbisë ‘Bota Serbe’.







