Ivana Stradner, bashkëpunëtore shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington, ka reaguar lidhur me raportimet e mediave ruse pasi Kosova ka mbyllur 7 komuna paralele që kanë operuar ilegalisht në vend.

Ajo me ironi ka thënë se Rusia tashmë ka filluar “raportimin e drejtpërdrejtë”, derisa ka ndarë disa nga titutj.

“Lajmet e mëngjesit të sotëm: Titujt e bujshëm “Enklavat serbe në Kosovë janë sulmuar” dhe Vuçiq do të kontaktojë Rusinë dhe Kinën. Rusia tashmë ka filluar “raportimin e drejtpërdrejtë”. Kanalet e të djathtës ekstreme në Telegram kanë filluar të nxisin se spastrimi etnik kundër serbëve ka filluar. Do të jetë një fundjavë e ngarkuar”, ka shkruar ajo.

News this morning:

Sensational titles “Serbian enclaves in Kosovo have been attacked” & Vucic will contact 🇷🇺 & 🇨🇳

RT 🇷🇺 has already began “live reporting”

Far right telegram channels gaslight that ethnic cleansing against the Serbs has started.

It will be a busy weekend. pic.twitter.com/HtT7629jCc

— Ivana Stradner (@ivanastradner) February 2, 2024

VIDEO BONUS: Aksioni kundër strukturave serbe, Sveçla: Janë mbyllur tri komuna ilegale në Pejë, Klinë dhe Istog