Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nesër do të takohet me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.
Duke cituar mediumin francez “Figaro”, Tanjug raportoi se vizita e presidentit serb “do të jetë me rëndësi të madhe për Serbinë.”
Vuçiq gjithashtu tha se takimi i tij i radhës me Macron do të jetë “më i rëndësishmi”.
“Kam pasur gati 20 biseda me presidentin Macron deri më tani, 19 mendoj. Kjo do të jetë më e rëndësishmja, do të jetë strategjike, mendoj se francezët janë përgatitur për të dhe ne po përgatitemi”, tha Vuçiq.
VIDEO BONUS:







