Pas publikimit në RTK të një lajmi të rremë nga një media boshnjake – pa autor, pa fakte, pa praktikisht asgjë për të bazuar pretendimet – ku sulmohet media Nacionale dhe Periskopi, drejtori i kësaj të fundës Ilir Mirena vlerësoi se pushteti “jo vetëm që e ka kapur RTK-në…por do ta përdor deri në shkatërrimin e saj”.

Postimi i plotë:

– Dje tere diten eshte intervistuar nga Prokuroria ministrja e drejtesise, Albulena Haxhiu. E pa precedent dhe skandaloze qe ministrja e drejtesise se nje vendi te intervistohet nga Prokuroria, dhe sot e njejta kthehet ne vendin e punes si te mos ndodhte asgje…

– Dje BE’ja ua njofti pasaportat e Serbise serbeve te Kosoves. Ne fakt BE i liberalizoi vizat per Zajednicen e Albin Kurtit. Kjo eshte goditja me e rende qe i eshte bere sovranitetit te Kosoves…

– Te burgosurit po iu arratisen nga burgjet dhe po vriten neper vendet fqinje…

– Ne Ujman plazhisteve qe i ruan njesia speciale po u hedhen bomba…

Krejt keto skandale e deshtime ndodhen gjate ketyre diteve.

Natyrisht, per me i mbulu keto pushteti i Kurtit duhet me shpik diçka. Me se lehti eshte te shpifesh kunder mediave. Gjeje nje portal diku ne rajon, mundeisisht ne gjuhen serbe, te cilin s’mund ta padisin nga Kosova, gjeje nje serb te varur nga kokaina qe te shpif dicka, RTK’ne e kane te kapur, dhe publikoje kete shpifje ne lajmet qendrore per te amortizuar skandalet, deshtimet dhe hajnin e madhe ne te gjitha dikasteret qeveritare.

Ne keta 5-6 muaj qe iu kane mbetur une pres degjenerim te metejme te ketij pushteti. Dhe, duke pasur parasysh se mediat ne Kosove nuk kane arritur t’i nenshtrojne, i vetmi medium te cilin do ta keqperdoroin skajshmerisht mbetet televizioni publik, RTK.

Do ta keqperdorin deri ne shkaterrimin e saj…c