“Djemtë e Vokrrit” të pranishëm në Vorshavn të Ishujve Faroe (VIDEO)

Kësaj here ka edhe tifozë të Kosovës të cilët kanë udhëtuar në Ishujt Faroe për të mbështetur Kombëtaren e Kosovës

Rreth 30 tifozë do të jenë sot në përkrahje të Kosovës në Ishujt Faroe.

Kosova e zhvillon ndeshjen e katër me radhë në Ligën e Kombeve dhe është në vendin e parë më 7 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani në vendin e dytë.

Përpos tifo grupit Dardanët ka dalë edhe një grup tjetër i tifozëve që njihet me emrin “Djemtë e Vokrrit”, e cila gjë është paraqitur me transparent të stadiumit të Kombëtares së Ishujve Faroe.

https://www.televizioni.tv/upload/videos/2018/10/uHr5vJGlHWnW3Gx9ZjLe_14_4104196c0354c661ad169864b43c6f20_video.mp4