Liga e Kombeve
“Djemtë e Vokrrit” në Ishujt Faroe për të mbështetur Kombëtaren e Kosovës
Futbollistët e Kosovës nesër do të përballën me Ishujt Faroe si mysafir në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kosovarët do ta zhvillojnë ndeshjen e katër në grupin e tretë të Ligës D.
Kosova në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë e kishte mposhtur këtë përfaqësuese me rezultat 2-0.
Aktualisht kombëtarja e Kosovës e kryeson grupi ne 7 pikë nga tri ndeshje, shkruan Ballkani.info.
Me Kosovën nesër do të jenë edhe tifozët “Dardanët”.
Atje gjendet udhëheqësi i tifozëve, Lul Berisha.
“Djemt e Vokrrit ne Ishujt Farou per fitoren e radhes”, ka shkruar Berisha. /Ballkani.info/