Djegia e shtëpisë në Prishtinë, katër anëtarë të familjes ishin në gjumë

Është raportuar për djegien e një shtëpie në mëngjesin e sotëm në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Pronarja e shtëpisë, Dushe Zeneli në pamundësi për të folur para kamerës, e shqetësuar nga ky rast, tha që dyshimet janë zjarri ka ardhur si pasojë e ndërprerjes së shpeshtë të rrymës.

Ajo ka sqaruar më pas se katër anëtarë të familjes ishin në gjumë në rastin kur ka ndodhur zjarri.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë se nga raportimi nuk ka të lënduar, por dëme materiale ka.

“Rreth orës 07:30 është marrë informata për një zjarr në një shtëpi në rrugën ‘Robert Doll’ në Prishtinë”.

“Menjëherë pas marrjes së informatës Policia ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmeve materiale”, tha Borovci.