Djegia e një villë në Bogë të Pejës, dyshohet se zjarri ka ardhur nga oxhaku

Një person ka raportuar se përderisa ka qenë brenda një vile të një personi tjetër, ka ndezur kaminin dhe ka vërejtur se nga jashtë po del tym.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:50 në fshatin Bogë, të Pejës.

Tutje siç bëhet e ditur në raport, ankuesi së bashku me personat që ishin në brenda  kanë dal jashtë dhe kanë vërejtur se vila është përfshirë nga zjarri i cili dyshohet se është shkaktuar nga oxhaku

Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përderisa ka qenë brenda në vilën e viktimës mashkull kosovar, e ka ndezur kaminin dhe në ndërkohë ka vërejtur se jashtë është një tym. Ankuesi së bashku me personat që ishin në brenda kanë dalur jashtë dhe kanë vërejtur se vila është përfshirë nga zjarri i cili dyshohet se është shkaktuar nga oxhaku. Lidhur me rastin njësitë relevante policore dhe zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.