Australi

Djaloshi u suspendua nga shkolla pasi ka derdhur qumësht mbi katër gra në një varkë

Një nxënës është suspenduar nga shkolla e tij pas një hetimi njëjavor për shkak të pamjeve ku ai shfaqet duke i hedhur qumësht katër grave në një varkë në lumin Yarra.

Nga shkolla Melbourne Grammar sjellja e 16 vjeçarit u cilësua si e papranueshme.

Një nga viktimat e supozuara të australianit, tha se grupi po e festonte ditëlindjen e njërës prej tyre kur ndodhi rasti.

“Ne rezervuam një GoBoat për ditëlindje dhe një fëmijë në urën sipër nesh ka derdhur një shishe të tërë qumësht”, shkroi Veronica Burgess në videon e postuar në TikTok.

@giddynokiddy_

♬ original sound – Giddynokiddy

Thuhet se djaloshi u tha të tjerëve të ndalonin shpërndarjen e videos së tij përpara se ai të përjashtohej përfundimisht nga shkolla, pasi akti i tij ka nxitur reagime të shumta në internet.

Por, pas hetimit që bëri shkolla në bashkëpunim me policinë, djaloshit iu dha paralajmërimi i fundit për një sulm të paligjshëm, si pasojë e të cilit ai i është nënshtruar një suspendimi dhe ka kërkuar falje për aktin e kryer.