Djalit të Nexhat Dacit do t’i bëhet autopsia

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu tha se trupit të Arian Dacit do t’i bëhet autopsia.

Zëvendësministri i Diasporës dhe djali i Nexhat Dacit vdiq sot në një ortek bore në Brezovicë.

“Menjëherë sa po më kanë thirrë unë jam nisë, ekipa e parë ka shku dhe është afër për në Brezovicë ndësrsa unë me familjen e Daci jemi duke shkruar në vendin e ngjarjes. Trupit do ti bëhet obduksioni, ashtu parashihet por duhet të shohim. Trupi i tërhequr do të shkojë në IML”, tha Gërxhaliu për Kallxo.com.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka treguar veprimet e prokurorisë pas vdekjes së zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci nga një ortek bore në Brezovicë.

“E gjitha ka ndodhur brenda një ore, prokurori kujdestar së bashku me policinë është nisur për në Brezovicë. Viktima është zbritur poshtë Brezovicës”, tha Jashari.

Sipas tij, së pari duhet të pyetet familja nëse dëshiron ti bëj obduskionin në të kundërtën mjekësia ligjore nuk është nisur ende për në vendin e ngjarjes.