Djali i Sami Lushtakut hyn thellë në veri të Mitrovicës: Përshkruan edhe gjendjen e shqiptarëve në atë pjesë

Deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Mërgim Lushtaku, djali i Sami Lushtakut, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se këtë fundjavë e ka kaluar në pjesën veriore të Mitrovicës, duke vizituar qytetarët tanë atje.

Ai tha se gjatë takimit me ta kuptova për së afërmi sfidat dhe problemet e shumta me të cilat ballafaqohen dhe njëkohësisht indinjatën e tyre ndaj mungesës së mbështetjes institucionale.

Ai poashtu deklaroi se sfidë e madhe mbetet rivitalizimi i urës së ibrit, i cili paraqet problem në levizjen e lirë të njerëzve.

Kurse për punimet e lumit ibër, projekt që do t’i ofroj pamje të mira qytetit, ai tha se po bëhen vetëm në anën jugore, sepse në anën veriore nuk është bërë asnjë hap.