Thiago Messi

Djali i Messit ndjek rrugën e babait, nis stërvitjet në futboll

Lionel Messi është një prej futbollistëve më të mirë në botë në dy dekadave të fundit.

Ylli argjentinas ka fitaur çdo trofe të mundshëm me skuadrat si Barcelona e PSG dhe kombëtaren e Argjentinës.

Ai ka vendosur ta vazhdoj karrierën në Amerikë te Inter Miami, ku vetëm dy muaj pas transferimit fitoi trofeun e parë, atë të League Cup.

Messi ka arritur që 7 herë të jetë fitues i Topit të Artë, që i jepet futbollistit më të mirë, ndërsa është favorit kryesor për ta fituar këtë çmim për herën e tetë.

Rrugën e babait, do ta ndjek djali i Lionel Messit, Thiago Messi.

Ai së fundi është regjistruar në akademinë e Inter Miamit, dhe si 10 vjeçar pritet shumë prej tij në të ardhmen.