Gjatë ndeshjes mes Brazilit dhe Argjentinës në stadiumin “Mineairo”, djali i dytë i Lionel Messit dhe Antonela Roccuzzos, Mateo, e vodhi të gjithë vëmendjen.

Argjentina pësoi disfatë me rezultat 2-0 në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës kundër Brazilit. Pasi që ylli i Barcelonës nuk shënoi gol në këtë ndeshje, ishte një Messi tjetër që e mori të gjithë vëmendjen.

Në një intervistë të mëparshme, Lionel Messi kishte bërë të ditur se djali i tij i dytë, Mateo, është më i “djallëzuari” nga të tretë. Atij i pëlqejnë shakatë dhe i pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes.

El Messi bueno. pic.twitter.com/sO5wmnfdXm

— En Una Baldosa (@enunabaldosa) July 2, 2019

Gjatë turneut të Kupës së Amerikës, djaloshi tre-vjeçari ka qenë protagonist në zonat e rezervuara për familjen e Lionel Messit në stadiume. E njëjta gjë ndodhi edhe gjatë gjysmëfinales së mbrëmshme.

https://twitter.com/mateitomessi/status/1146208158089719808

Mateo ishte shumë aktiv në audiencë: ai vraponte dhe kërcente nga shkallët, por gjithmonë ishte nën vëzhgimin e nënës së vet, Antonela Roccuzzos.

https://twitter.com/mateitomessi/status/1146257811493535744