Djali i Hysni Gucatit i drejtohet Glauk Konjufcës: Si do t’i shohësh në sy ata në Hagë?

Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit, ish-udhëheqësit të veteranëve të luftës, i është drejtuar me mesazh kryeparlamentarit Glauk Konjufca pas miratimit të Projekligjit për pagën minimale.

Ai i ka cilësuar “skandaloze” veprimet e Qeverisë Kurti.

“Ende nuk keni parë asgjë ky është fillimi i kësaj qeverie kundër UÇK-së, a thua si do të mund t’i shoh në sy krerët e UÇK-së Glauk Konjufca kur t’i vizitojë pas këtyre veprimeve skandaloze të kësaj qeverie”, u shpreh Musli Gucati, në një deklaratë në Facebook.

“Përmes veprimeve të tilla janë duke u munduar ta ndryshojnë historinë e Kosovës por vetëm për luftën kundër UÇK-së do të mbahen mend”, tha djali i ish-kryetarit të OVL të UÇK-së.