Bekim Jashari

Djali i Hamëz Jasharit – Bekimi poston fotografi me familje, uron festën e Fitër Bajramit

Djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari ka uruar festën e Fitër Bajramit.

Në emër të familjes së tij, ai ka uruar shëndet, lumturi dhe paqe për secilën familje.

“Në këtë ditë feste, qëndrojmë afër dhe në mbështetje të familjeve në nevojë, familjeve të dëshmorëve e martirëve të Lirisë, familjeve të personave të pagjetur dhe në nderim të luftës dhe historisë sonë të lavdishme”, ka shkruar Jashari.