Klubi brazilian Cruzeiro ka konfirmuar zyrtarisht se djali i Ronaldinhos, Joao Mendes de Assis Moreira, ka nënshkruar kontratë profesionale me kohëzgjatje gjashtëvjeçare.
Futbollisti i ri, vetëm 14 vjeç, e nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale për ekipin që udhëhiqet nga Mano Menezes, dhe do të luajë për ekipin e të rinjve deri ta arrijë moshën 20-vjeçare, nëse nuk ndodh asgjë në ndërkohë, transmeton Gazeta Express.
Klubi braziliani lëshoi një komunikatë duke theksuar s “kemi nënshkruar me njërin prej yjeve të reja premtuese të futbollit brazilian me shpresën për ta futur së shpejti në ekipin e parë”.
Ndërsa, vetë talenti i ri ka thënë se shpreson se do ta dëshmojë talentin e tij shumë shpejt.
“Klubi m’i ka hapur dyert. Struktura dhe dinamika e punës janë shumë të mira. Ndiej shumë dashuri për Cruzeiron dhe shpresoj se mund ta dëshmoj talentin tim së shpejti”, tha Joao Mendes.







