Dj Dagz bën postimin emocionues për Einxhel Shkirën pasi ajo fitoi një emision në Top Channel

Në prime-n e djeshëm të “Big Brother Vip” u surprizuan gati se të gjithë banorët.

Njëra ndër to ishte edhe moderatorja e njohur shqiptare, Einxhel Shkira, e cila kishte treguar disa herë ëndrrën e saj që të drejtojë një emision televiziv.

Në mbrëmjen e djeshme moderatores iu kumtua lajmi se emisioni i është mundësuar nga “Fondacioni Dritan Hoxha” i cili ka të bëjë me vajzat dhe gratë që nuk kanë pasur mundësi të arsimohen dhe që kanë nevojë për mbështetje.

Pas këtij lajmi ka reaguar i dashuri i Shkirës, Dagz, përmes postimeve në InstaStory, ku dukej se është shumë krenarë për Einxhel.