Divorci i bujshëm Totti – Blasi, vajza e tyre reagon në rrjetet sociale

Divorci i Francesko Tottit dhe Ilari Blasi është tema më e përfolur e verës së vitit 2022 në Itali. Nuk ka ditë që thashethemet të mos dalin me detaje të reja për ndarjen.

Dy protagonistët heshtin, por fëmija i dytë i çiftit, 15-vjeçarja Shanel, duket se është ‘ngopur’. Ose të paktën kështu la të kuptohet me videon e saj të fundit në rrjetet sociale. Chanel në fakt ka publikuar në llogarinë e saj në Tik Tok (me mbi 60 mijë ndjekës) një video ku shfaqet në një disko me një mikeshë të shoqëruar me një koment me të cilin duket se dëshiron të mbrojë familjen e saj: “Nuk ka gjë më të bukur sesa të jesh indiferent ndaj asaj që shikon dhe dëgjon, vetëm sepse e di se sa vleni dhe sa vlejnë njerëzit”.

Asnjë referencë e veçantë, dhe duke pasur parasysh moshën e re, mund të jetë gjithashtu një thumb për ndonjë të dashur (edhe sepse në një postim tjetër Chanel shkruan: “Më mirë të jesh vetëm“). Megjithatë, të shumtët kanë qenë ata që e kanë cilësuar këtë video si një shpërthim të pesëmbëdhjetë vjeçares kundër thashethemeve të pafundme për divorcin e prindërve.

Një divorc për të cilin këto ditë kemi dëgjuar gjithçka dhe të kundërtën e gjithçkaje. Disa nga teoritë që kanë qarkulluar: Kriza mes Tottit dhe Blasit nisi sepse ai u lidh me Noemi Boki; Jo, është Ilari ajo që prishi martesën për shkak të një flirti me Kristiano Iovino, një trajner personal i mbushur me tatuazhe dhe muskuj. Noemi Bocchi është shtatzënë me Totin; aspak, fotot e fundit në plazh e tregojnë super ‘fit’. Dhe kështu me radhë. Thashethemet njëra pas tjetrës.

Por ndërsa priten me padurim intervistat me të cilat secili prej të dyve duhet të tregojë të vërtetën e tyre, 15-vjeçarja Shanel e ka thënë tashmë fjalën e saj: “Nuk ka gjë më të bukur se indiferenca”.

Për momentin Chanel, me Cristian dhe Isabel, është me pushime me babain e saj Francesco në Sabaudia. Ilary, nga ana tjetër, pas udhëtimit në Tanzani me fëmijët e saj, disa javë në Sabaudia, disa ditë në Dolomites dhe një udhëtim në Frontone, njoftoi përmes Instagramit rikthimin në Romë. /Demokracia.com