Qytetari

“Ditën zemra i pikon gjak, natën ia kris këngës” – Qytetari irritohet nga koncerti i Sabri Fejzullahut

Mëngjesi i ditë së diel (25 korrik) ishte tragjik për disa kosovarë, pasi humbën jetë në një aksident me autobus.

Autobusi me targa kosovare u aksidentua në Kroaci, teksa po udhëtonte nga Gjermania për në Kosovë.

Reagime pati të shumta edhe nga estrada kosovare, përfshirë këtu edhe Sabri Fejzullahun i cili shkroi se zemra po i pikon gjak, dhe lotët nuk po i ndalen nga kjo tragjedi.

Ndonëse paradite u shpreh se ishte i pikëlluar me ngjarjen, në mbrëmjen e po kësaj dite të tragjedisë ( 25 korrik) këngëtari mbajti koncertin e tij të radhës në Kamenicë, ku lokali ishte i mbushur plot me njerëz.

Me këtë gjë nuk u pajtua edhe një qytetar i Kamenicës, i cili ka reaguar përmes rrjete sociale, ku i njëjta ka shkruar se Sabriut ende pa ju terur gjaku nga zemra dhe loti nga sytë ai mbajti koncert për të rinjt e Kamenicës.