“Ditën polic, natën hajdut” – arrestohet në Bosnjë polici i dyshuar për vjedhje

Një polic në Sarajevë është arrestuar nën dyshimet për vjedhje.

Oficerët e policisë nga Sektori i Policisë Kriminale në kantonin e Sarajevë arrestuan kolegun e tyre i cili dyshohej për disa vjedhje.

Policët po vazhdojnë punën për dokumentimin e veprës penale në fjalë, ndërkohë që nuk janë publikuar detaje të tjera.

Ky nuk është rasti i parë kur policët në Bosnjë që do të duhej të luftonin këto dukuri, kapen duke vjedhur.