Euro
Ditë e keqe për Kosovën U21, mundemi 3-0 nga Izraeli
Kosova ka përfunduar sot ciklin eliminator për Euro 2019 për U21 me një humbje të thellë në Tel Aviv kundër Izraelit prej 3-0.
Kosova U21 është deklasuar sot në Tel Aviv kundër Izraelit me rezultat të thellë prej 3-0.
Asgjë nuk funksionoi mirë për Kosovën në këtë ndeshje që nga fillimi i ndeshjes deri në fund të saj.
Goli i parë për vendasit erdhi në minutën e 10 me anë të Kayes Ganem, i cili dyfishoi epërsinë në pjesën e parë për 2-0 në minutën e 45’të.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2-0 për vendasit.
Në pjesën e dytë Kosova U21 tentoi të kthehet disa herë në epërsi por nuk ia arriti qëllimit pasi që Izraeli diti të mbrohet mirë dhe arriti të shënoi edhe golin e tretë në minutën 72’të.
Në këtë fushatë eliminatore për Euro U21 2019, Kosova përfundoi në vendin e 5’të më 12 pikë.
Në rast se do të fitonte Kosova U21 do të kishte mundësi të mira që të kualifikohej në Euro U21 2019. /GazetaExpress
Tabela Pikë
Gjermania 25
Norvegjia 14
Irelanda 14
Izraeli 14
Kosova 12
Azerbajxhani 5