Dita e vështirë e Mourinhos, para fitores së djeshme njofton vdekjen e qenit të tij (Video)

Jose Mourinho njihet si trajner që komandon me dorë të hekurt, shpeshherë bëhet edhe arrogant, por edhe ai ka pikat e tij të dobëta.

Para sfidave të “Boxing Day”, i intervistuar nga gazetari Jim Rosenthal, portugezi nuk i përmbajti lotët kyr u pyet se si e kishte kaluar “Krishtlindjen”.

“Gëzuar Krishtlindjen Jose! Si ishte Dita juaj e Krishtlindjes? – e pyeti gazetari. Përgjigjen e Mourinhos askush nuk e priste. – Më ngordhi qeni dhe qeni im është familja ime. Pra, shumë e vështirë, por ne duhet të shohim përpara”.

Të paktën fundi i ndeshjes i solli gëzim portugezit pasi Tottenhami fitoi 2-1 me Brightonit.