Dita e Pavarësisë së SHBA-së, Ademi: Jemi të bekuar që kemi këtë shtet aleat

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka uruar Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

SHBA-ja shënon sot përvjetorin e 246-të të Pavarësisë së saj, shkruan Demokracia.com.

I pari i institucionit më të lart të futbollit në vend, Agim Ademi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ka uruar 4 korrikun, ndërsa ka shtuar se Kosova është e bekuar që ka SHBA-në shtet mik dhe aleat.

“Të bekuar që kemi një shtet mik dhe aleat si SHBA. Vizioni dhe idealet e popullit amerikanë na frymëzojnë për një jetë më të mirë. Urime 4 Korriku – Dita e Pavarësisë së SHBA-së. A.A./Demokracia.com/