Sot (e martë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshje në kuadër të fazës çerekfinale të Ligën e Kampionëve.

Pas një muaji pushim, Liga e Kampionëve rikthehet sot me emocione të mëdha pasi sot na presin dy përballje të jashtëzakonshme.

Në ndeshjen e mbrëmjes, ekipi më i trofeshëm në histori të garës, Real Madridi është nikoqir i fituesit në fuqi të trofeut, Manchester Cityt.

This week 🤤#UCL pic.twitter.com/4G8y2NsGP2

— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) April 8, 2024

Në takimin tjetër, lideri i Ligës Premier, Arsenali e pret në shtëpi gjigantin gjerman, Bayern Munichun.

Të dy ndeshjet janë paraparë të fillojnë nga ora 21:00.