Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot, këshilltar politik, Jeton Zulfaj.

Profili i Zulfaj:

Jeton Zulfaj mban titullin Master i Shkencave në Çështje Evropiane, me theks në politikën e jashtme dhe të sigurisë nga Universiteti i Lund-it në Suedi. Është përfitues i bursës nga Instituti Suedez (SI) dhe anëtar i rrjetit global për liderët e ardhshëm.

Ka qenë vullnetar, aktivist dhe anëtar i shoqërisë civile dhe ka punuar në projekte të shumta në përmirësimin e politikave publike në integrimet evropiane, në prokurimin publik dhe politikat kundër korrupsion.

Kryeministri sot përveç Zulfajt ka emëruar edhe tre këshilltarë të tjerë.

Maria Bamieh, ish-prokurore e Eulex në Kosovë, është emëruar këshilltare ligjore në kabinetin e kryeministrit, Dorotea Deshishku, këshilltare politike për rininë dhe Agon Hamzën, këshilltar tjetër politik.