Xhudistja e Kosovës Distria Krasniqi do të luftojë për medaljen e bronztë në Botërorin e xhudos që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit.
Kampionia olimpike pësoi humbje në gjysmëfinale nga Chelsie Gilles e Britanisë së Madhe, dhe tash i mbetet të garojë për të bronztën.







