Distria Krasniqi siguron medalje evropiane, do të paraqitet në finale

Distria Krasniqi ka siguruar medaljen në Evropianin e xhudos në Lisbonë. Për herë të dytë Krasniqi do të jetë në finale të kampionatit kontinental. Në vitin 2018 ishte e dyta, ndërsa tani shpreson të bëhet kampione.

Distria në çerekfinale të kategorisë deri 48 kilogramë e ka mposhtur rusen Sabina Giliazova. Deri në gjysmëfinale xhudistja kosovare arriti falë fitoreve ndaj italianes Francesca Giorda dhe izraelites Shira Rishony.