Distria Krasniqi për 20 sekonda rrëmben medaljen e bronztë

Vetëm njëzet sekonda i janë dashur xhudistet kosovare, Distria Krasniqit që ta fitojë duelin për medaljen e bronztë në Grand Prix të Pragës.

Ajo fitoi meçin me Ippon duke e rrëzuar në tentimin e parë kinezen, Yana Li.

Kujtojmë se Krasniqi është pesë herë fituese e çmimeve Grand Prix.

Nesër në këtë turne të rëndësishëm të xhudos do të garojë Akil Gjakova.