Distria Krasniqi kualifikohet për në çerekfinale të Grand Slamit në Paris

Distria Krasniqi është kualifikuar në çerekfinale të Grand Slamit të Parisit.

Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka nisur siç është më së miri aventurën në Grand Slamin e xhudos në Paris.

Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në rundin e dytë u përball me xhudisten portugeze, Joana Diogo, edhe kjo e fundit e kaloi rundin e dytë pa luftë.

Krasniqi u tregua e fortë për portugezen, duke triumfuar me Ippon, për ta nisur me këmbë të mbarë në Paris, aty ku synon të rrëmbejë medaljen e Artë.

Se Krasniqi e ka seriozisht, tregoi edhe në rrethin e tretë, duke e mposhtur gjithashtu me Ippon, xhudisten nga Brazili, Gabriela Chibana.

Ajo tashmë ka siguruar një vend në çerekfinale, aty ku do të përballet me xhudisten nga Koreja e Jugut, Yujeong Kang.