Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të Evropianit të xhudos.

Xhudistja kosovare triumfoi në çerekfinale ndaj Gultaj Mammadaliyevan. Kundërshtarja e Krasniqit mori tri dënime dhe Krasniqi kaloi tutje.

Krasniqi bën gara në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Kampionati Evropian i xhudos po mbahet në Montpellier të Francës.