Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Jerusalem

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në ngjarjen e dytë më të madhe të vitit në xhudo të martën.

Xhudistja kosovare tani është për herë të katërt medaliste e artë në Mastersin e xhudos “Jerusalem 2022”.

Kampionia olimpike shënoi katër fitore dhe një tjetër pa luftë.

Krasniqi fitoi edhe 1800 pikë olimpike Paris 2024.

Në këtë garë marrin pjesë vetëm më të mirët në kategori.