Distria Krasniqi e fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në Pragë

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian 2020 në kategorinë deri në 48 kilogramë, pasi e mposhti xhudisten franceze Melanie Clement.

Krasniqi ishte fantastike duke e fituar finalen në Pragë të Republikës së Çekisë, pasi e hodhi në dysheme francezen dhe e detyroi të dorëzohej.

Kjo është medalja e dytë evropiane për të, pas asaj të argjendtë që e kishte fituar më 2018.

Paraprakisht, xhudistja jonë rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në raundin e dytë mposhti garuesen nga Azerbajxhani, Aisha Gurbanli, në kategorinë deri në -48 kilogramë.

Krasniqi u eliminua nga xhudistja franceze Shirine Boukli me ippon në rrethin e tretë.

Xhudistja kosovare nuk pati telashe ta mundë Dolgovën, të cilën e hodhi në tapet me ippon në gjysmëfinalen e repesazhit për medaljen e bronztë në Evropianin e Pragës.