Distria Krasniqi është stolisur me medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Xhudistja u mposht në finale nga Munkhbat Urantsetseg e Mongolisë në kategorinë -48 kg.

Krasniqi shënoi katër fitore, ndërsa në gjysmëfinale mposhti kampionen Olimpike, Paula Pareto.