Distria Krasniqi arrin në finale të Grand Prix

Distria Krasniqi ka siguruar një tjetër medalje për vetën dhe shtetin e Kosovës.

Xhudistja kosovare ka korrur tjetër sukses të madh, duke siguruar finalen në Grand Prix Budapest, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Për të kaluar në fazën finale, ku Distria do të fitojë së paku medaljen e argjendtë, asaj i është dashur të kalojë mbi spanjollen Figueroa.

Julia Figueroa nuk mundi t’i bënte ballë kosovares, e cila arriti ta mposhte atë me IPPON.

Në finale, Distria Krasniqi përballet me fituesen e Funa Tonaki – Eva Csernoviczki.

loading…