Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, e ka fituar përballjen e parë në qytetin e Turqisë, Antalya, në kategorinë e peshave deri në 48 kilogramë, duke u kualifikuar kështu në çerekfinale.
Në përballjen e vlefshme për rundin e dytë të Grand Prixit të Turqisë, Nora Gjakova e mposhti me ippon xhudisten turke, Gulkader Senturk,
Gjakova e kaloi rrethin e parë pa luftë, ndërsa për të ardhur deri në këtë pikë xhudistja turke u përball me xhudisten nga Britania e Madhe, Kimberley Renicks.
Distria Krasniqi, do të përballet me xhudisten serbe Andrea Stojandinov, në çerekfinale të Grand Prixit të Turqisë.
Për herë të fundit, xhudistja kosovare fitoi medalje në Grand Slamin e Parisit, ku e mori medaljen e argjendtë, në shkurt të këtij viti. Ndërsa, në garat e tjera që u zhvilluan këtë vit, Krasniqi pushoi.
Krasniqi është garuesja e vetme që e përfaqëson Kosovën në këtë turne, dhe do të garojë në ditën e parë të tij, pra të premten.
Përveç garës për medalje, Krasniqi do të luftojë edhe për të fituar pikë për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike Verore Tokyo 2020.
Javën e kaluar, Kosova i fitoi dy medalje të arta në Grand Prix të Gjeorgjisë para një jave, falë Nora Gjakovës dhe Loriana Kukës.







