Distria e pandalshme, kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit

Distria Krasniqi ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.

Krasniqi në çerekfinale e mundi me IPPON xhudisten spanjolle, Laura Martinez Abelenda,.

Kështu, ajo prek gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror dhe e ka vetëm një synim, medaljen e artë dhe të konstatohet si më e mira e botës, pasi fitoi të artën në Kampionatin Evropian javë më parë.

Në dy raundet e para, Krasniqi kaloi pa luftë, kurse në të tretin fitoi ndaj Sabina Giliazovas.