Superkupa e Italisë

Diskriminim gjinor në Arabi për ndeshjen Juventus-Milan

Po “fluturojnë” brenda pak orësh biletat për Superkupën e Italisë mes Juventusit dhe Milanit që do të zhvillohet në Jeddah të Arabisë Sauditë më 16 janar.

Biletat për tifozët arabë dhe nga e gjithë bota mund të sigurohen në platformën online Sharek.sa.

Deri tani janë prenotuar rreth 50 mijë bileta (nga 60 mijë në total), që do të thotë se stadiumi “Mbreti Abdullah” nuk do të ketë vende të lira për ndeshjen mes dy gjigantëve të futbollit italian.

Deri këtu gjithçka “ok”, por në komunikatën zyrtare të autoriteteve arabe shpjegohet se në nënyrë të specifikuar se në sektorët “single”, çdo tifoz mund të blejë vetëm një biletë dhe në këtë rast përjashtohen femrat.

Vetëm në sektorët “families” gratë mund të qëndrojnë me burrat. Duhet kujtuar se femrat në Arabinë Saudite e kanë fituar të drejtën për të asistuar në eventet sportive (me kufizime) vetëm në fillim të vitit të kaluar.