Skuadra e Bashkimit nga Prizreni në basketboll është ankuar për ndarjen e drejtësisë në ndeshjen ndaj Sigal Prishtinës, të zhvilluar në fundjavë.
Prishtina fitoi me një pikë dallim, ndërsa klubi prizrenas vlerësoi se është dëmtuar në shumë situata nga arbitrat, duke përfshirë edhe në aksionin e fundit.
Komisioni i Garave i FBK-së ka dënuar tre arbitrat e ndeshjes Prishtina – Bashkimi.
Ngadhnjim Shabani, Elldin Uglari dhe Besim Vitaku janë dënuar me mosdrejtim të ndeshjeve në dy xhirot e ardhshme. Të tre janë dënuar duke u bazuar nëpikën 56.11 të Propozicioneve të Garave. /Ballkani.info







